Horoskopi Ditor - 6 Dhjetor 2019






DASHI
21 Mars - 20 Prill
Kjo dite do jete e bekuar nga yjet dhe ne çdo moment do ndiheni mire. Do ndërmerrni edhe iniciativa për te bere diçka ndryshe nga zakonisht. Marsi do i favorizoje edhe beqaret kështu qe jeta për ta mund te ndryshojë me pare nga sa e kishin imagjinuar. Me financat duhet te jeni sa me vigjilentë qe te mundeni ne mënyrë qe te mos ju dalin probleme as ne ditët ne vijim.

DEMI
21 Prill - 21 Maj
Mundohuni te mos e neglizhoni shume personin qe dashuroni sepse ai shume shpejt mund te shohë diku tjetër dhe mund te largohet. Beqaret duhet te përgatiten për një surprize shume te madhe qe do mund t’ua ndryshoje përgjithmonë te ardhmen. Financat nuk do jene te këqija megjithatë mire është te bëni një menaxhim te mire sot qe edhe e nesërmja te mbetet e kënaqshme.

BINJAKET
22 Maj - 21 Qershor
Klima ne jetën tuaj ne çift do ngrohet goxha dhe tashme do ndiheni me te çliruar për te folur me partnerin për gjithçka. Mund te shprehni edhe brengat qe keni mbledhur. Beqaret do kenë njohje, por ende nuk do e dine ke duhet te zgjedhin. Me mire le te dëgjojnë intuitën. Me financat nuk keni për te pasur probleme serioze përkundrazi do ndiheni me te qete.

GAFORRJA
22 Qershor - 22 Korrik
Gjate kësaj dite nuk do keni me asnjë lloj dyshimi për marrëdhënien qe keni krijuar dhe do mendoni seriozisht te hidhni hapa me tej. Beqaret duhet ta lënë veten me te lire dhe te përfitojnë nga te gjitha mundësitë qe do iu jepen për takime. Financat do jene te kënaqshme prandaj mund te përfitoni për te kryer disa investime me tepër. As ditët ne vijim nuk do keni probleme.

LUANI
23 Korrik - 22 Gusht
Do jeni me humor shume te mire gjate kësaj dite dhe me te gatshëm për ta dëgjuar me kujdes partnerin. Marrëdhënia me te ka për te qene shume me e ngrohte se me pare. Beqaret do jene sharmante dhe mund te marrin ftesa pafund për te dale neper takime. Ne planin financiar keni për te marre atë qe ju takon. Gjithë perkudjesi i treguar se fundmi do japë rezultatet e veta.

VIRGJERESHA
23 Gusht - 23 Shtator
Ju te dashuruarit duhet te mundoheni me çfarë te mundeni për te kaluar rutinën qe e ka pushtuar marrëdhënien tuaj dhe duhet te bëni diçka ndryshe. Beqaret nuk duhet te ëndërrojnë shume sepse realiteti do ju duket me i mërzitshëm e lëndues. Ne planin financiar nuk do ju mungoje aspak fati. Gjendja do mbetet e kënaqshme ne çdo moment.

PESHORJA
24 Shtator - 23 Tetor
Shprehini sa me lirshëm ndjenjat sot ju te dashuruarit dhe keni për ta pare qe marrëdhënia me partnerin do jete me e bukur se me pare. Mos ngurroni te bëni edhe ndonjë surprize. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te bere ndryshimet e statusit sepse nuk do jene te kënaqur nga takimet qe do realizojnë. Financat duhen pasur sa me shume kujdes. Shpenzimet duhen ulur dhe huat duhen shmangur.

AKREPI
24 Tetor - 22 Nëntor
Dite shume me pozitive se e djeshmja do jete kjo për te dashuruarit. Jo vetëm qe nuk do keni zënka me partnerin, por mund te dashuroheni me shume pasion se bashku. Edhe beqaret do kenë një dite me diell. Ata duhet ta shfrytëzojnë sa me shume çdo mundësi qe do iu jepet për takime sepse nesër nuk do jete kështu. Financat do jene shume delikate dhe problematike.

SHIGJETARI
23 Nëntor - 21 Dhjetor
Mundohuni ta shfrytëzoni sa me shume çdo moment kur te jeni pranë partnerit dhe mos u ndalni se i shprehuri ndjenjat. Mund te bëni pa frike edhe ndonjë çmenduri te vogël me te. Beqaret mire është as te mos bëjnë premtime dhe as te mos iu besojnë shume premtimeve te të tjerëve. Ne planin financiar nuk do keni fat dhe do gjendeni ne vështirësi te njëpasnjëshme.

BRICJAPI
22 Dhjetor - 20 Janar
Jeta juaj ne çift do jete shume e trazuar gjate gjithë kësaj dite dhe here pas here do ndesheni me probleme goxha te mëdha ju te dashuruarit. Beqaret do fiksohen keq pas një personi dhe do bëjnë gjithçka qe ta bëjnë atë për vete. Vetëm ata qe do gjejnë strategjinë e duhur do arrijnë rezultate te mira, te tjerët duhet te presin ende. Financat mundohuni t'i menaxhoni me përkujdes te madh ne mënyrë qe mos keni tronditje.

UJORI
21 Janar - 19 Shkurt
Saturni do e favorizoje tej mase jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do afroheni edhe me tepër me atë qe keni ne krah, do ndani çdo ndjenje e mendim dhe ne mbrëmje do dashuroheni me pasion. Beqaret nuk duhet ta humbasin për asnjë moment besimin se do e gjejnë shpirtin binjak. Ka mundësi qe sot fati te jete me ta. Çështjet financiare do jene interesante dhe aspak problematike.

PESHQIT
20 Shkurt - 20 Mars
Jeta juaj ne çift do jete përgjithësisht e qëndrueshme dhe jo e keqe, megjithatë nuk do përjetoni dot emocionet e forta. Beqaret do kenë disa takime, por askush nuk do i binde për te filluar një lidhje. Edhe sot ata do vazhdojnë te mbeten te vetmuar. Ne planin financiar keni për t'u përballur me vështirësi te njëpasnjëshme për shkak te pakujdesisë te treguar me shpenzimet.

Comments

Me te lexuarat